Rama: 10 mijë familjet e para do të marrin çelësat e banesave vitin e ardhshëm
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar objektivat e qeverisë për programin e ri të strehimit, duke deklaruar se 10 mijë familjet e para do të kenë mundësi të përfitojnë banesat e tyre duke filluar nga viti i ardhshëm. Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama u ndal te ligji i ri për strehimin, i miratuar në Kuvend dy ditë më parë, i cili sipas tij synon të krijojë një kategori të re banesash të përballueshme, mes tregut të lirë dhe strehimit social. Kreu i qeverisë bëri të ditur se skema e re do të përfshijë disa mekanizma mbështetës për qytetarët që kanë vështirësi ekonomike për të siguruar një banesë. Ndër masat e parashikuara janë kreditë pa interes për blerjen e shtëpisë së parë, garancia shtetërore...
Burimi:
ntv.al