Burrel-Skuraj/ Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e mjeteve
Mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë segment rrugor. Përveç problemeve me shikueshmërinë, shoferët përballen edhe me mungesën e sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse anësore. Situata bëhet edhe më problematike për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugës, e cila është e mbushur me gropa. Rreziku shtohet veçanërisht në kushtet e mjegullës, kur fusha e pamjes është tepër e kufizuar dhe çdo manovër e gabuar mund të ketë pasoja të rënda. Në disa pjesë të këtij aksi, situata është edhe më shqetësuese për shkak të afërsisë me Liqenin e Shkopetit, ku humbja e kontrollit të automjetit mund të përfundojë tragjikisht. Përballë këtyre kushteve, drejtuesit e mjeteve kërkojnë...
Burimi:
syri.net