Ngërç në samitin e klimës në Turqi, bota rrezikon të mbetet pa një marrëveshje të re për naftën dhe gazin

Ngërç në samitin e klimës në Turqi, bota rrezikon të mbetet pa një marrëveshje të re për naftën dhe gazin

Bisedimet në samitin e OKB-së për klimën, COP31, në Antalia të Turqisë, pritet të vijojnë edhe gjatë së dielës, në ditën e dytë të punimeve jashtë afatit zyrtar, pasi vendet pjesëmarrëse nuk kanë arritur ende konsensus për një marrëveshje të re globale për klimën. Në orët e para të së dielës u publikua një draft i ri, përmes të cilit Turqia dhe Australia, që bashkëdrejtojnë samitin, shpresojnë të kapërcejnë ndasitë mes shteteve. Megjithatë, dokumenti nuk përmban një referencë të qartë për angazhimin për “largimin gradual nga lëndët djegëse fosile”, çështje që kishte shkaktuar kundërshtime të forta dhe kërcënime për braktisjen e negociatave në ditët e mëparshme. Drafti i ri përmend megjithatë angazhimin e marrë nga vendet tre vite më parë për t’u larguar nga përdorimi...