Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun
Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Ndërhyrjet abuzive në dyqanet e kateve të para dhe në apartamentet e pallateve në Durrës kanë rifilluar shumë shpejt pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë e ndërtesave në një qytet që ende po përballet me pasojat e fatkeqësisë. Asokohe, ekspertët i konsideruan ndërhyrjet e pakontrolluara në strukturat e godinave si një nga faktorët që rënduan pasojat e tërmetit, i cili shkaktoi 51 viktima, qindra...
Burimi:
syri.net