Transportonte mbi 114 kg kokainë, shoferi shqiptar arrestohet në Francë, por mohon akuzat

Transportonte mbi 114 kg kokainë, shoferi shqiptar arrestohet në Francë, por mohon akuzat

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve franceze, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën dhe u sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë. Sekuestrimi i drogës u krye në pikën e pagesës së autostradës në Arles, gjatë një kontrolli në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave franceze, operacioni u zhvillua gjatë natës mes 18 dhe 19 nëntorit. Pak pas mesnatës, oficerët e doganës ndaluan për kontroll një kamion me targa italiane, i cili transportonte mallra për një rrjet të madh tregtar. Fillimisht, kontrolli ishte rutinë, por gjatë verifikimit të automjetit efektivët zbuluan një ngarkesë të fshehur droge. Kokaina ishte vendosur në mbajtësen e bobinave të kamionit, një pajisje që shërben për stabilizimin e ngarkesës gjatë transportit. Në total, autoritetet sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë. Pas...