Letrat e lamtumirës dhe telefonata me gruan, zbardhen momentet e fundit të De Gennaros, nën hetim për atentatin ndaj Borsellinos
Familjarët që presin përpara portës së shtëpisë në Fonteblanda për ta parë për herë të fundit janë të bindur se për Gianni De Gennaron kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndalur valën e baltës që kishte përfshirë atë dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. De Gennaro e dinte se hetimi i nisur nga Prokuroria e Kalatanisetës për devijimin e hetimeve nuk do të ndalej. Bisedat e përgjuara për më shumë se dy vjet do ta ndiqnin pas, duke përfshirë edhe njerëz të politikës dhe institucioneve me të cilët kishte pasur marrëdhënie gjatë jetës. Dhe vendosi t’i jepte fund jetës, në mënyrën më dramatike dhe tronditëse. “Unë do të qëndroj këtu vetëm, ju kthehuni në Romë. Do t’ju telefonoj vetë kur të vendos të...
Burimi:
gijotina.com