Nga rekrutimi i vajzave te përpjekjet për t’u afruar me Putinin dhe rrethin e tij, zbulohet rrjeti i Epstein në Rusi
Nga rekrutimi i vajzave të reja përmes agjencive të modelimit deri te përpjekja për të fituar akses në rrethin e ngushtë të Vladimir Putinit, Jeffrey Epstein kishte zhvilluar një rrjet të gjerë kontaktesh në Rusi për dekada të tëra, të cilin e përdori si për aktivitetet e tij personale ashtu edhe për t’u rikthyer në rrethet e elitës ndërkombëtare, pas dënimit të tij të parë për vepra penale seksuale. Një hetim i gjerë nga Reuters zbulon se si financieri amerikan, i cili vdiq në burg në vitin 2019, u përpoq të ndërtonte marrëdhënie me oligarkët rusë, zyrtarët qeveritarë dhe njerëzit me akses në Kremlin, madje duke kërkuar një takim personal me presidentin rus. Agjencia ndërkombëtare, pasi intervistoi më shumë se 24 persona dhe shqyrtoi qindra...
Burimi:
syri.net