Kapet me 15 kg kanabis në aeroportin e Athinës, arrestohet 65-vjeçari me origjinë shqiptare
Autoritetet greke kanë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës një 65-vjeçar me shtetësi greke dhe origjinë shqiptare, i dyshuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike. Sipas burimeve policore, i arrestuari kishte mbërritur nga Portugalia dhe u ndalua nga efektivët e antidrogës së doganave greke menjëherë pasi tërhoqi valixhen. Gjatë kontrollit iu zbuluan rreth 15 kilogramë kanabis. 65-vjeçari dyshohet se ka lidhje me një rrjet kriminal që merret me transportimin e drogës nga Spanja dhe Portugalia drejt Greqisë. Ai rezulton të ketë qenë i arrestuar më parë për trafikim emigrantësh. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas arrestimit të një të afërmi të tij në të njëjtin aeroport, të cilit iu sekuestruan 34 kilogramë kanabis. Edhe ky person kishte udhëtuar nga Portugalia. Pas arrestimit,...
Burimi:
kohajone.com