No Image Available

“Shqipja është rrënja dhe shpirti i kombit”, Ilir Meta uron Ditën e Alfabetit

Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke shprehur mirënjohje për Rilindasit dhe figurat e shquara që kontribuuan në njësimin e alfabetit 118 vite më parë, në Kongresin e Manastirit. Ai e cilësoi këtë ngjarje si një moment historik për identitetin dhe bashkimin kombëtar shqiptar. Në mesazhin e tij, Meta theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit kombëtar. Reagimi i Metës: “Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe!  Një gjuhë e shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta. Mirënjohje dhe nderim përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindasve të kombit, të cilët 118 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan alfabetin, themelin e identitetit dhe bashkimit tonë kombëtar, duke i...