22 mijë euro dhe sende luksi të vjedhura në banesë, në pranga dy persona

22 mijë euro dhe sende luksi të vjedhura në banesë, në pranga dy persona

DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Objektivi”. Zbardhet vjedhja e shumave të mëdha të parave dhe e sendeve të tjera me vlerë në një banesë, në lagjen nr. 4, Durrës. Kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të vjedhjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Durrës, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale të autorëve të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit A. G., në lagjen nr. 4, Durrës. Bazuar në provat e siguruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve: R., 51 vjeç, banues në lagjen...