Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën fajtorë për krime lufte katër ish-udhëheqës të UÇK-së: ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi. Shkurtimisht Kosova po harton një strategji shtetërore për të mbështetur apelimin e dënimeve të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ekspertët ndërkombëtarë thonë se mbështetja juridike mund të ndihmojë, por ndikimi i shtetit në rezultatin e apelit është i kufizuar. Përpjekjet për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara ngrenë po ashtu shqetësime tek ekspertët, të cilët paralajmërojnë për pasoja juridike dhe diplomatike për Kosovën, pa përfitime të qarta për të dënuarit. Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përgatiten për një tjetër betejë juridike në Hagë - këtë herë për...
Burimi:
syri.net