Vodhen para, parfume, çanta dhe ora luksoze, policia arreston dy persona në Durrës

Vodhen para, parfume, çanta dhe ora luksoze, policia arreston dy persona në Durrës

Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera me vlerë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga dy persona, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Të arrestuarit janë A. R., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 13 në Durrës, dhe S. L., 24 vjeçe, banuese në Lushnjë. Sipas hetimeve, 51-vjeçari dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetasit A. G., nga ku ka vjedhur rreth 22 mijë euro, 800 mijë lekë, ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri, parfume, çanta luksoze dhe sende të tjera me vlerë. Pas vjedhjes, ai dyshohet se i ka dërguar sendet e marra në banesën...