Nga reklamat në TikTok te prangat në Angli, 30 shqiptarë dënohen për shitje droge brenda një muaji

Nga reklamat në TikTok te prangat në Angli, 30 shqiptarë dënohen për shitje droge brenda një muaji

30 shpërndarës shqiptarë droge janë burgosur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm brenda një muaji. Sipas artikullit të The Sun ata u dënuan me gjithsej 126 vjet burg për vepra penale të Klasit A ​​në shtator, duke u kushtuar taksapaguesve një total prej 7.9 milionë paundësh. Po atë muaj, 24 shtetas të tjerë shqiptarë u paraqitën para gjykatave të magjistratëve në Londër të akuzuar për posedim lëndësh narkotike me qëllim furnizimi. Por The Sun zbulon se edhe pas këtyre arrestimeve, rekrutët nuk mungojnë teksa gazeta angleze ka zbuluar falë postimet në TikTok të zbuluara që bëhen për të punësuar persona të rinj. Një llogari ka 135 reklama për trafikantë në Bristol, Londër, Reading, Blackburn, Wigan dhe Portsmouth. Ajo paraqet video tërheqëse që tregojnë tufa parash, makina...