Nga Portugalia drejt Athinës me 15 kg kanabis në valixhe, arrestohet shqiptari
Një 65-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Greke në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, pasi tentoi të fuste në Greqi rreth 15 kg kanabis. Sipas burimeve policore, 65-vjeçari po udhëtonte nga Portugalia dhe u ndalua nga efektivët e antidrogës dhe doganës greke, menjëherë pasi tërhoqi valixhen e tij. Ai dyshohet se ishte pjesë e një organizate që trafikonte lëndë narkotike nga Spanja dhe Portugalia drejt Greqisë. Mësohet se 65-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë, pasi ishte arrestuar edhe për trafik të emigrantëve. Ndërkohë, pak ditë më parë një i afërm i tij ishte arrestuar në të njëjtin aeroport, pasi iu gjetën 34 kg kanabis. Edhe ky i fundit kishte udhëtuar nga Portugalia. Pas arrestimit, 65-vjeçari është dërguar në gjykatë, e cila ka vendosur lënien e tij në burg...
Burimi:
javanews.al