Grabitën 22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe bizhuteri në Durrës, policia zbulon ku i fshehën sendet e vjedhura

Grabitën 22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe bizhuteri në Durrës, policia zbulon ku i fshehën sendet e vjedhura

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët janë autor të grabitjes së 22 mijë euro dhe 800 mijë lekë të reja si dhe sendeve me vlerë në një banesë në Durrës. Në pranga kanë rënë  A. R., 51 vjeç, banues në Durrës dhe S. L., 24 vjeçe, banuese në Lushnjë. Po nga hetimet rezulton se shtetasi A. R. i ka çuar sendet e vjedhura në banesën e vajzës në Lushnjë, e cila kishte dijeni për vjedhjen dhe ka bashkëpunuar me këtë shtetas për realizimin e saj. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Durrës, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, bënë të mundur dokumentimin...