120-vjetori i Shoqatës “Tomorri”, Begaj: Një trashëgimi që na vjen nga shekujt, detyra jonë ta ruajmë
Në Akademinë e Shkencave po zhvillohet ceremonia përkujtimore me rastin e 120-vjetorit të krijimit të Shoqatës “Tomorri”, një përvjetor që përkon edhe me Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili e cilësoi pjesëmarrjen në këtë përvjetor si një nder dhe ndau edhe një kujtim personal që lidhet me malin e Tomorrit dhe legjendat e tij. “Është një nder të jem këtu. Jeni të gjithë të njohur me historinë e Tomorrit, por po dekonspiroj pak nga historia ime personale. Jam rritur me legjendat e Shpiragut dhe Tomorrit”, u shpreh Begaj. Kreu i Shtetit theksoi se në historinë e Tomorrit ndërthuren gjeografia, identiteti dhe trashëgimia kulturore, të ruajtura ndër breza. Sipas tij, Tomorri...
Burimi:
javanews.al