Aksioni i policisë pas protestës, 10 procedime penale dhe 13 masa administrative
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për 10 shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bëri të ditur se, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, janë ndërmarrë masa për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative. Njoftimi i Policise Tiranë/Procedohen penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm. Gjithashtu, vendosen 13 masa administrative në bazë të Aktit Normativ. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale,...
Burimi:
ntv.al