“Bën miq kryeministrat, por jo shqiptarët”, Rama-gazetarit në Maqedoninë e Veriut: Çfarë je ti, protestues?

“Bën miq kryeministrat, por jo shqiptarët”, Rama-gazetarit në Maqedoninë e Veriut: Çfarë je ti, protestues?

edi rama MAQEDONI E VERIUT- Një moment tensioni është regjistruar gjatë konferencës së përbashkët për mediat mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickoski, në Qafë Thanë, ku kreu i qeverisë shqiptare është përplasur me një gazetar shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Gazetari e pyeti për marrëdhëniet e tij miqësore me kryeministrat maqedonas, ndërsa sipas tij, mungon interesimi për shqiptarët dhe problematikat e tyre në këtë shtet. “Ju shohim shpesh që bëni miq kryeministrat në Maqedoni, keni mik Ali Ahmetin, shpesh bëni edhe me Mickoskin, por jo shqiptarët dhe hallet e tyre. Asnjëherë nuk jeni interesuar për shqiptarët në vendin tonë, nuk e çelni gojën. Ju i keni miq kryeministrat apo do bëni miq shqiptarët?”, pyeti gazetari. Rama e ndërpreu gazetarin, duke...