VIDEO/ Luajti ndeshjen e parë si titullar me Juventusin, Zhegrova jep asist dhe argëton tifozët
Prija ka marrë fund për Edon Zhegrovën. Sulmuesi shqiptar ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë me fanellën e titullarit në këtë sezon të ri. Spaleti më në fund është bindur që t’i japë shansin lojtarit nga Kosova, i cili nuk e zhgënjeu në fushën e lojës. Juventusi fitoi me shifrat 4-0 ndaj Venecias, teksa Zhegrova regjistroi një asist të dhënë. Pasimi i tij për Kabalin në minutën e 65 ishte i përsosur dhe solli golin e tretë të takimit. Përveç asistit, Zhegrova ishte mjaft aktiv në fushën e lojës, duke argëtuar tifozët me driblimet e tij dhe duke qenë pjesëmarrës kryesor në ndërtimin e lojës sulmuese të Juventusit./Sport Ekspres/ GOOOAL! ?? J. Cabal ? Juventus (3)-0 Venezia https://t.co/0sd50dmmzh — Pro_Foot HQ (@ProFoot_HQ) November...
Burimi:
sportekspres.com