FSHF forcon mbështetjen për futbollin e moshave dhe vajzave, miratohet skema e incentivave për klubet
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar një paketë incentivash për klubet që aktivizohen në kampionatet e moshave dhe futbollit të vajzave, me synimin për të nxitur zhvillimin e ekipeve zinxhir, rritjen e pjesëmarrjes dhe zgjerimin e futbollit të vajzave në të gjithë vendin. Skema e re parashikon mbështetje financiare për klubet në disa nivele të aktivitetit, me kritere të përcaktuara për secilin kampionat dhe me një plan zbatimi që shtrihet në tri sezone, nga 2026–2027 deri në 2028–2029. Sezoni 2026–2027 Për kampionatet rajonale parashikohet një incentivë prej 150.000 lekësh neto për ekipet U-13/U-14 dhe 200.000 lekësh neto për ekipet e kategorisë tjetër të përcaktuar në skemë. Një nga kushtet për përfitimin është që ekipi të drejtohet nga një trajnere. Klubet që kanë...
Burimi:
sportekspres.com