Analiza e REL/ Sa larg mund të shkojë dora e shtetit të Kosovës në Hagë?
Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përgatiten për një tjetër betejë juridike në Hagë – këtë herë për të kundërshtuar aktgjykimin që i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. Në këtë përpjekje, ata pritet të kenë edhe mbështetjen e institucioneve më të larta të Kosovës, të cilat kanë nisur hartimin e një strategjie për t’i ndihmuar gjatë procesit të apelit. Synimi i deklaruar është ndryshimi i aktgjykimit. Por, sa mund të ndikojë një shtet në rezultatin e një procesi gjyqësor? Ku përfundon mbështetja e ligjshme dhe ku fillon ndërhyrja politike? Ekspertët e së drejtës penale ndërkombëtare, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thonë se mbështetja financiare dhe ekspertiza juridike mund të jenë të dobishme, por ndikimi i shtetit...
Burimi:
javanews.al