Operacioni “Fast” godet në Shkodër dhe Vorë, kapen dy të shumëkërkuar nga Italia

Operacioni “Fast” godet në Shkodër dhe Vorë, kapen dy të shumëkërkuar nga Italia

Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe DVP Tiranë. Kapen në Shkodër dhe në Vorë 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, si rezultat i kontrolleve dhe i informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë finalizuar 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”. -Gjatë fazës së parë u kap në Shkodër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi Aldo Doçaj alias Vuksan Daçaj, 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, e ka dënuar me...