EMRAT/ Të dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri, kapen në Shkodër dhe Vorë dy persona
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë arrestuar në Shkodër dhe Vorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Njëri prej tyre është dënuar me 7 vite e 11 muaj burg për vjedhje me dhunë dhe vepra të tjera penale, ndërsa tjetri me 4 vite burg për torturë dhe skllavëri. Policia bën me dije se ndaj të dyve kanë mbetur ende për të vuajtur pjesë të dënimeve dhe se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre. U kap në Shkodër shtetasi Aldo Doçaj alias Vuksan Daçaj. Ndërsa në Vorë i arrestua, shtetasi Bukurosh Kuçi. Njoftimi i policisë: Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe DVP...
Burimi:
syri.net