A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet

A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet

Administrata Trump po publikon dosjet qeveritare mbi debatin e kahershëm për ekzistencën e Bigfoot-it, ose ndryshe Këmbëmadhi misterioz, dhe mund të habiteni nga gjetjet e një biologu. Ja si është puna. Shërbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara ka publikuar 3 dosje nën titullin “Bigfoot/Sasquatch Records”, që detajojnë përpjekjet e qeverisë amerikane për të përcaktuar nëse Bigfoot është një Sasquatch i vërtetë që endet nëpër pyjet e Paqësorit Veriperëndimor dhe të Amerikës së Veriut apo është thjesht ndonjë shakaxhi i veshur me kostum. Në vitin 1982, Rodney L. Johnson, një biolog, u rekrutua nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë për të shqyrtuar 3 vende që përmbanin gjurmë të mëdha këmbësh që supozohej se i përkisnin Bigfoot në një zonë pyjore të shtetit të Uashingtonit. Më pas, Johnson...