Ansambli Kombëtar prezantohet në Edinburg me spektaklin “Albania Through Byron’s Eyes”
22 November, 2026 - 12:30 Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të udhëtojë drejt Edinburgut të Skocisë, ku më 23 nëntor do të prezantojë spektaklin “Albania Through Byron’s Eyes”. Pas paraqitjes në Londër në korrik të këtij viti, ansambli vijon prezantimin e kulturës shqiptare në skenat ndërkombëtare, këtë herë përmes një programi që ndërthur muzikën, vallet, kostumet dhe traditat kombëtare. Ky prezantim mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, përmes programit CulturALB, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP). Spektakli organizohet nga Empowered Women of Diaspora, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës, dhe shënon prezantimin e parë të Ansamblit Kombëtar në skenën skoceze./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com