Presidentja Shiroka-Pula kujton Kongresin e Manastirit në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
22 November, 2026 - 11:33 Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka përcjellë një mesazh me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke vënë në pah rëndësinë e tij në ruajtjen e identitetit kombëtar. “Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar”, ka shkruar Shiroka-Pula, duke rikujtuar se edhe lufta për liri ishte e lidhur ngushtë me të drejtën për ta folur dhe shkruar lirshëm gjuhën shqipe. Ajo ka shprehur respekt dhe mirënjohje për 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët në Kongresin e Manastirit, më 1908, u bashkuan për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. “Përgjegjësia jonë është ta ruajmë, ta pasurojmë dhe t’ua përcjellim brezave këtë trashëgimi...
Burimi:
kultplus.com