Kori Siparantum emocionon publikun në Pragë me veprën “Father Thunder”
22 November, 2026 - 12:04 Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë ka ndarë emocionet nga paraqitja e Korit Siparantum në Pragë, ku muzika kosovare u prezantua para publikut çek dhe atij ndërkombëtar. “Ka momente krenarie dhe emocione që mbeten gjatë në kujtesë. E tillë ishte mbrëmja e sotme në Pragë, kur Kosova, përmes gjuhës universale të muzikës, gjuhës së ndjenjave që kapërcen kufijtë, shpalosi një pjesë të bukur të kulturës së saj para publikut çek dhe atij ndërkombëtar”, thuhet në postimin e ambasadës. Në këtë mbrëmje, Kori Siparantum u ngjit në skenën e njohur të Smetana Hall, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, për të interpretuar veprën “Father Thunder” të kompozitores Laura Jēkabsone. Ambasada ka vlerësuar edhe pritjen e publikut, duke veçuar...
Burimi:
kultplus.com