Dështon Konferenca e OKB për Ndryshimet Klimatike, COP31 nuk arrin marrëveshje në Antalia

Dështon Konferenca e OKB për Ndryshimet Klimatike, COP31 nuk arrin marrëveshje në Antalia

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP31 në Antalia të Turqisë dështoi këtë të dielë, pasi vendet pjesëmarrëse nuk arritën një marrëveshje gjithëpërfshirëse pas më shumë se dy javësh negociata të tensionuara. Pika e thyerjes lidhej me vetë shkakun e ndryshimeve klimatike: lëndët djegëse fosile. Bisedimet vjetore të OKB-së për klimën, të cilat vazhduan përtej afatit të planifikuar gjatë fundjavës, mbajnë rekordin si konferenca COP më e gjatë në histori, si dhe dështimi i parë i madh që nga COP15 në Kopenhagë në vitin 2009. Ekspertët e kritikuan konferencën si një dështim të thellë të lidershipit, në një kohë kur kriza klimatike po përshpejtohet, duke sjellë pasoja gjithnjë e më vdekjeprurëse. “Ky ka qenë COP-i më i keq ndonjëherë dhe dështimi i tij...