Ende pak vajza në profesionale, të rejat përbëjnë vetëm 17.2 për qind të këtij arsimi

Ende pak vajza në profesionale, të rejat përbëjnë vetëm 17.2 për qind të këtij arsimi

Për Zoje Zeqirin, kjo orë mësimi po zhvillohet në terren. Bashkë me nxënësit e tjerë të klasës, kryejnë matje, duke vënë në praktikë njohuritë e tyre në gjeodezi. Shkollën profesionale e kishte menduar gjithmonë, si një mundësi për të hyrë më shpejt në tregun e  punës. Gjeodezinë e zgjodhi teksa njihej me drejtimet. “Faktikisht e kam paur synim që në 9 vjecare, të zgjidhja një shkollë profesionale, pasi të ndihmon shumë në tregun e punës duke qenë I vetëm në profdesionin tënd ke më shumë aftësi dhe më shumë punë. Më erdhi rastësisht, duke parë drejtimet dhe zgjodha gjeodezinë”, thaZoje Zeqiri, nxënëse, shkolla  “Karl Gega” Zgjedhja u shoqërua me shqetësimin si do të përshtatej në një shkollë, ku numri i vajzave është shumë i ulët....