NGA ALBERT VATAJ – Triumfi i “Tano Fest”, nga e qeshura e publikut te zëri kritik i Muharrem Hoxhës…
Në teatër, e qeshura ka kohën e vet. Një batutë e thënë pak më herët e humb lezetin. Një heshtje që aktori di ta mbajë edhe një grimë, aq sa spektatori ta kuptojë vetë atë që personazhi ende s’e ka marrë vesh, mund ta ngrejë sallën peshë. Mendimi për shfaqjen ka një kohë tjetër. Ai mund të nisë në shkallët e teatrit, kur dy miq që deri pak më parë qeshnin krah për krah zbulojnë se për të njëjtën skenë kanë dy gjykime krejt të ndryshme. Edhe kjo bisedë i përket teatrit. Madje, për një festival, ka rëndësi të dorës së parë se çfarë thuhet pikërisht atëherë, kur artistët kanë marrë duartrokitjet dhe publiku është i lirë të flasë me zërin e vet.Mbrëmjen e 21...
Burimi:
sarandanews.com