NGA ELISA SPIROPALI – Unë duroj, rri pa ujë me ditë e me javë si deveja, pres si ariu sa të ikë dimri e të vijë behari
Sikur çoç më ndodhi! Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi.U duket sikur ma prenë kokën. Dhe mund të jetë e vërtetë. Por s’më bën asnjë përshtypje. Jam si ato qëniet mitologjike që po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera.Mirëpo, pavarësisht nga numri i kokave të prera, 1, 7, apo 17, unë nuk pendohem, nuk lutem, nuk gjunjëzohem, nuk pres mëshirë kurrë dhe prej askujt. Për mua nuk ekziston mëshira. Për mua ekziston Drejtësia. Në këtë kuptim unë për askënd mëshirë nuk kam.Për të mos u habitur për çfarë ndodh ose nuk ndodh me mua, duhen ditur disa gjëra, duhen pasur disa njohurira.Për shembull, duhet ditur se, në një tjetër kohë, në një tjetër shekull, kur demokracia...
Burimi:
sarandanews.com