Rama sfidon kritikat: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke theksuar se miqësia me homologun maqedonas nuk e pengon të ketë marrëdhënie të mira edhe me shqiptarët në vendin fqinj. Gjatë një komunikimi publik, Rama u përball me një pyetje nga një gazetar, i cili i tha se duket se ai krijon më shumë miqësi me kryeministrat sesa me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Maqedonia e Veriut është një shtet sovran, ku shqiptarët kanë statusin e popullsisë shtetformuese dhe mundësi përfaqësimi në institucionet e vendit. “Unë nuk mendoj që i ndihmon marrëdhënies vëllazërore mes dy shteteve asnjë ndërhyrje e kryeministrave përkatës në punët e brendshme...
Burimi:
ntv.al