No Image Available

Trump mban në ankth Teheranin, krizë energjetike, familjeve u kufizohet edhe buka

Irani po përballet me vështirësi gjithnjë e më të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe produkte bazë, ndërsa pasiguria për zhvillimet e ardhshme ushtarake dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara po shton presionin mbi autoritetet në Teheran. Nga 22 nëntori, vendi ka nisur zbatimin e kufizimeve në shpërndarjen e energjisë elektrike, me ndërprerje që mund të zgjasin deri në dy orë në ditë, në varësi të zonës. Lajmi u konfirmua nga Mohammad Allahdad, drejtues i kompanisë kombëtare të energjisë elektrike, i cili deklaroi për televizionin shtetëror se masat janë të nevojshme për shkak të vështirësive në furnizimin me karburante. “Duke pasur parasysh gjendjen e furnizimit të vendit me karburante, sektori i energjisë elektrike do të detyrohet të vendosë kufizime në shpërndarjen e rrymës nga...