63 vite nga vrasja e John Kennedy, atentati që tronditi Amerikën dhe misteret që ende nuk kanë marrë përgjigje

63 vite nga vrasja e John Kennedy, atentati që tronditi Amerikën dhe misteret që ende nuk kanë marrë përgjigje

Atentati në Dallas, momentet e fundit të presidentit Mëngjesin e 22 nëntorit 1963, Kennedy ndodhej në Teksas në kuadër të një vizite me rëndësi politike, ndërsa po përgatitej për zgjedhjet presidenciale të vitit pasardhës. Ai synonte të forconte mbështetjen për demokratët në një shtet ku partia ishte përfshirë nga përçarjet e brendshme. Presidenti shoqërohej nga bashkëshortja Jacqueline Kennedy dhe guvernatori i Teksasit, John Connally, i cili udhëtonte së bashku me gruan e tij. Pak pas orës 12:30, ndërsa autokolona presidenciale po kalonte nëpër rrugët e Dallasit, u dëgjuan disa të shtëna. Kennedy u godit në qafë dhe në kokë, ndërsa guvernatori Connally mbeti i plagosur rëndë. Limuzina u drejtua me urgjencë drejt Spitalit Parkland, ku mjekët u përpoqën të shpëtonin jetën e presidentit. Megjithatë, pak...