Demokratët përgatitin lëvizjen që mund t’i presë fondet Trumpit për luftën me Iranin

Demokratët përgatitin lëvizjen që mund t’i presë fondet Trumpit për luftën me Iranin

Demokratët në Shtetet e Bashkuara po përgatiten të përdorin fuqinë e Kongresit për të detyruar presidentin Donald Trump t’i japë fund luftës me Iranin, duke synuar të ndërpresin financimin federal për operacionet ushtarake. Nisma mund të vihet në lëvizje që në muajin dhjetor, përpara se demokratët të marrin zyrtarisht kontrollin e të dy dhomave të Kongresit më 3 janar. Megjithatë, strategjia ka hapur debate brenda vetë Partisë Demokratike, pasi rrezikon të shkaktojë një tjetër mbyllje të qeverisë federale, në një kohë kur amerikanët po përballen edhe me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, demokratët kishin premtuar se do të punonin për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa qëndrimi kundër luftës u bë një prej temave të fushatës së tyre....