Vlora jo më e italianëve, tendencë në rënie për të investuar, pushuar apo jetuar
Interesi i Italianëve për të pushuar, jetuar apo investuar në Vlorë ka pësuar rënie. Fatjon Katiaj menaxhon prej 10 vitesh një agjenci turistike teksa tregon se 2022-2023 pas pandemisë kanë qenë vitet me kërkesat më të larta të Italianëve për pushime, qëndrim dhe investime në Vlorë, ndërsa pas atyre viteve shifrat janë gjithmonë në rënie. Rënia e kursit të euros dhe abuzimet e administratorëve të bizneseve në rritjen e çmimeve apo edhe në ofrimin e një shërbimi jo-cilësor shihen si shkaqet e këtij realiteti. Sipas tur-operatorit në vitet 2022-2023 në Shqipëri ka patur 1 milion turistë Italianë, ndërsa këtë vit numri i Italianëve ka shkuar në 300-400 Mijë, duke pësuar rënie me rreth 60%. Të dhënat flasin për rënie te numrit te qytetareve europianë, kryesisht...
Burimi:
javanews.al