Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet siç duhet nga shteti, pasi kryebashkiaku refuzoi të paraqitej në Spitalin Memorial për ndërhyrjen kirurgjikale të planifikuar për nesër. Qalliu tha se Veliaj e kishte argumentuar vendimin me faktin se “nuk është gati”. “Atëherë, pas kërkimit me ngulm të ndërhyrjes sipas avokatit dhe vetë shtetasit Erion Veliaj, duke u shprehur se po i rëndohej situata shëndetësore, sot, në mënyrë të befasishme dhe plotësisht të qetë, vetë shtetasi Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet pranë Spitalit Memorial Fier për të bërë të mundur ndërhyrjen, duke nënkuptuar se nuk paska qenë problem ndërhyrja, por zhurma dhe alibia për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet...
Burimi:
kohajone.com