Balla me blegtorët: Leja për një stallë duhet të jetë më e lehtë se për një vilë
Lehtësimi i procedurave për ndërtimin e stallave dhe rritja e mbështetjes financiare për blegtorët kanë qenë në fokus të një takimi të zhvilluar në Tiranë nga Taulant Balla dhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, me fermerë dhe prodhues të qumështit. Gjatë bashkëbisedimit, Balla kërkoi thjeshtimin e procedurave për pajisjen me leje ndërtimi për stallat, duke theksuar se fermerët duhet të përballen me më pak burokraci kur investojnë në zhvillimin e aktivitetit të tyre. “Procesi i pajisjes me leje ndërtimi për një stallë duhet të jetë të paktën më i lehtë se procesi i pajisjes me leje ndërtimi për një vilë. Shqipëria në vitin 2030 do të jetë në Bashkimin Europian dhe, për t’i paraprirë konkurrencës së madhe, duhet të fillojmë që tani të përgatitemi, duke...
Burimi:
ntv.al