Mitrovica International Jazz Days rikthehet me edicionin e katërt
22 November, 2026 - 14:59 Tingujt e jazz-it do të rikthehen në Mitrovicë në fund të nëntorit, përmes edicionit të katërt të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, i cili sjell një program muzikor me artistë të njohur dhe performanca nga skena vendore e ndërkombëtare. Nga 24 deri më 26 nëntor 2026, festivali do të krijojë hapësirë për takime muzikore dhe interpretime të veçanta, duke e sjellë jazz-in më pranë publikut mitrovicas. Një pjesë e programit do t’i kushtohet edhe platformës “WB6 Young Musicians”, e cila synon të vërë në pah talentet e reja muzikore nga rajoni dhe t’u ofrojë atyre mundësi prezantimi e bashkëpunimi. Për rikthimin e festivalit ka njoftuar Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e cila mbështet këtë organizim në kuadër të përpjekjeve për...
Burimi:
kultplus.com