Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” përmbyll sonte edicionin e katërt në Shkup
22 November, 2026 - 14:30 Shkupi është bërë gjatë ditëve të Nëntorit një pikëtakim i artistëve dhe trupave teatrore shqiptare, përmes edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit Shqiptar “MOISIU”, i cili sonte shënon mbrëmjen përmbyllëse. Në një postim, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se publiku do të ketë mundësi të ndjekë shfaqjen “Përtej hekurave”, produksion i Teatrit Shqiptar Shkup, që do të prezantohet në orën 20:00. I organizuar në bashkëpunim nga teatrot kombëtare shqiptare, festivali ka sjellë në një skenë trupa teatrore dhe artistë shqiptarë, duke krijuar hapësirë për prezantimin e produksioneve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve teatrore. Me shfaqjen “Përtej hekurave”, edicioni i këtij viti përmbyll programin e tij artistik në kuadër të aktiviteteve kushtuar festave të Nëntorit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com