Mbajti policinë në negociata për dy orë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi bashkëshorten me armë

Mbajti policinë në negociata për dy orë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi bashkëshorten me armë

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Libohovë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila vuri në pranga një 40-vjeçar që kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas policisë, shtetasi T. B., pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten, e kishte kanosur se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe më pas ishte larguar me automjet, duke qëlluar në ajër. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë ndërhyrjen për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e tij. Pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociata me Policinë, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit, banues në Libohovë,...