Tri ansamble shqiptare bashkohen në Manastir në koncertin kushtuar Ditës së Alfabetit

Tri ansamble shqiptare bashkohen në Manastir në koncertin kushtuar Ditës së Alfabetit

22 November, 2026 - 14:04 Manastiri, qyteti që mban në historinë e tij një nga momentet më të rëndësishme të gjuhës shqipe, sonte bëhet skenë e një mbrëmjeje artistike që bashkon muzikën, traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip, tri ansamble kombëtare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të prezantohen para publikut me koncertin e titulluar “Mora udhë kah Manastiri”. Në këtë mbrëmje do të interpretojnë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Republikës së Shqipërisë dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Programi do të sjellë këngë e valle shqiptare, duke vënë në pah pasurinë e traditës artistike dhe lidhjet kulturore...