Vizita në Maqedoninë e Veriut/ Rama takon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti (VIDEO)
edi rama-ali ahmeti MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Takimi vjen në kuadër të vizitës së Ramës në vendin fqinj, ku më herët ai u prit nga kryeministri Hristijan Mickoski, teksa së bashku morën pjesën në aktivitetin e inaugurimit të sistemit të ri kufitar në Qafë Thanë. Ndërkohë, pas takimit, Ahmeti ka ndarë detaje nga biseda me Ramën. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ahmeti ka ndarë pamjet e takimit, teksa shprehet se me Ramën kanë biseduar "vllazërisht" për çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët, forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, perspektivën europiane dhe partneritetin në NATO. "Sot pata kënaqësinë të takoj Kryeministrin e Republikës së...
Burimi:
zeri.ai