VIDEO/ Gazetari gozhdon Ramën: Ke miq kryeministrat, por nuk bën miq shqiptarët…
Kryeministri Edi Rama është përplasur me një gazetar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili e pyeti për marrëdhëniet e tij me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe mungesën e interesimit për shqiptarët dhe problematikat e tyre në këtë shtet. Përplasja ndodhi gjatë konferencës për mediat në Qafë Thanë, ku Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, morën pjesë në përurimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop”, një pikë e përbashkët e kalimit kufitar. Gazetari e pyeti Ramën se përse e sheh shpesh në marrëdhënie miqësore me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa, sipas tij, nuk tregon të njëjtin interes për shqiptarët që jetojnë në këtë vend. “Ju shohim shpesh që bëni miq kryeministrat në Maqedoni, keni mik Ali Ahmetin, shpesh...
Burimi:
syri.net