Buxheti afatmesëm i BE-së shkakton debate, Franca dhe Gjermania kundërshtojnë planin

Buxheti afatmesëm i BE-së shkakton debate, Franca dhe Gjermania kundërshtojnë planin

Franca ka kundërshtuar propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian për periudhën 2028-2034. Arsyeja kryesore e kundërshtimit lidhet me mungesën e garancive të mjaftueshme për mbrojtjen e të ardhurave të fermerëve. Pallati Elysee e ka cilësuar draftin e propozuar si “shumë zhgënjyes”, duke theksuar se dokumenti nuk krijon kushtet e nevojshme për arritjen e një marrëveshjeje. Sipas autoriteteve franceze, plani nuk i përgjigjet pritshmërive të Parisit për Politikën e Përbashkët Bujqësore, veçanërisht në drejtim të mbështetjes financiare dhe garantimit të të ardhurave për fermerët. Propozimi i ri i Costas parashikon një reduktim prej 204 miliardë eurosh nga plani fillestar i Komisionit Evropian, duke e çuar buxhetin shtatëvjeçar në rreth 1.781 trilion euro. Ndërkohë, propozimi...