Securimeter 2026/ Gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh

Securimeter 2026/ Gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh

Kapaciteti financiar i familjeve shqiptare për të përballuar goditje apo shpenzime të papritura mbetet i kufizuar, duke nxjerrë në pah një brishtësi të ndjeshme në sigurinë ekonomike të amvisërive. Sipas gjetjeve të raportit Securimeter 2026, dyzet e gjashtë për qind e të anketuarve në Shqipëri pohojnë se familjet e tyre nuk kanë mundësi të përballojnë një shpenzim të paparashikuar prej rreth një mijë eurosh pa u detyruar të marrin borxh apo të kërkojnë ndihmë financiare nga të tjerët, çka do të thotë se pothuajse një në dy familje e ka të vështirë ta mbulojë një emergjencë të tillë me burimet e veta. Nga ana tjetër, vetëm tridhjetë e pesë për qind e të anketuarve në vend deklarojnë se kanë kapacitetin e nevojshëm për ta përballuar...