30 shqiptarë dënohen për trafik droge në Angli brenda 1 muaji, The Sun: Rrjetet kriminale i “joshin” përmes TikTok

30 shqiptarë dënohen për trafik droge në Angli brenda 1 muaji, The Sun: Rrjetet kriminale i “joshin” përmes TikTok

foto ilustruese-para, reklamim ne tiktok BRITANI- 30 trafikantë droge shqiptarë janë burgosur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm brenda një muaji, sipas "The Sun". Media raporton se shqiptarët u dënuan me një total prej 126 vitesh për vepra penale të Klasit A ​​në shtator, ndërsa kostoja e vuajtjes së dënimeve të tyre përllogaritet në 7.9 milionë paund për taksapaguesit britanikë. Ndërkohë, sipas raportimit, 24 shtetas të tjerë shqiptarë janë paraqitur para gjykatave në Londër, të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Rrjetet e trafikut të drogës në Britaninë e Madhe po përdorin platformën TikTok për të rekrutuar shpërndarës të rinj, me qëllim zëvendësimin e trafikantëve të burgosur. Sipas raportimit, një llogari në këtë rrjet social ka publikuar 135 njoftime për vende pune në qytete...