I dënuar për torturë dhe skllavëri në Itali, arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar ndërkombëtar, pritet ekstradimi

I dënuar për torturë dhe skllavëri në Itali, arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar ndërkombëtar, pritet ekstradimi

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për torturë dhe skllavëri është arrestuar në Vlore, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku ishte dënuar me 4 vite burg. I arrestuari është Bukurosh Kuçi, ndaj të cilit Gjykata e Apelit e Barit kishte dhënë një dënim prej 4 vitesh burg për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga ky dënim, 49-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burg. Sipas Policisë, arrestimi u bë nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës pas shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Njoftimi i Policisë “U kap në Vorë dhe u arrestua...