Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për operimin e këmbës: Ja kush e vendos…

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për operimin e këmbës: Ja kush e vendos…

GJKKO rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital të kryeqytetit, të zgjedhur prej tij. Veliaj ka refuzuar të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit, të përcaktuar nga Drejtoria e Burgjeve, duke kërkuar që trajtimin për dëmtimin në këmbë ta marrë në Tiranë. GJKKO thotë se nuk është kompetencë e saj vendimmarrja dhe se i takon Drejtorisë së Burgjeve. Në seancën e sotme Veliaj nuk u paraqit vetë por gjykata lexoi letrën e kryebashkiakut të dërguar nga paraburgimi i Fierit. "Me vullnetin për të marrë pjesë në seancë por në pamundësi për shkak të këmbës së thyer. Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush përcakton operacionin tim jashtë vullnetit tim. Unë nuk kërkoj as...