“Pyttt të q**sha robt”/ Shqiptari përplaset me motoristin në Itali, eskalojnë në ofendime

“Pyttt të q**sha robt”/ Shqiptari përplaset me motoristin në Itali, eskalojnë në ofendime

Një debat për përparësinë në qarkullim është kthyer në një konflikt të ashpër mes një drejtuesi shqiptar furgoni dhe një motoristi në Itali. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, përplasja nisi pasi motoristi pretendoi se furgoni i kishte prerë rrugën. Mosmarrëveshja mes dy drejtuesve të mjeteve u përshkallëzua shpejt, duke kaluar nga debati në fyerje dhe kërcënime. Në video, drejtuesi i furgonit shfaqet me një mjet të gjatë pune në dorë, që ngjan me një livelë matëse, ndërsa tensionet mes tyre vijojnë. Situata duket se u qetësua falë pranisë së kalimtarëve, të cilët ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Pamjet janë regjistruar nga kamera e motoristit. Për këtë arsye, rrethanat e plota të konfliktit dhe versionet e të dy drejtuesve nuk janë verifikuar në mënyrë...